Liga e Kampionëve sonte (mërkurë) e mbyll fazën e ndeshjeve të para të 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve.
Për ditën e sotme, janë në orar dy ndeshjeve. Në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madrid takohet me Manchester Cityn, me Zinedine Zidanen që do të sfidohet nga Pep Guardiola. Ndeshja nis nga ora 21:00, derisa të dyja skuadrat janë përballur mes vete para katër vitesh, ku madrilenët kishin dalë fitues nën urdhrat e Jose Mourinhos. Vlen të përmendet se për Manchester City është ‘jetë a vdekje’ kjo ndeshje pasi në dy vitet e ardhshme nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve shkaku i pezullimit nga UEFA për thyerje të rregullave financiare.
Nga ana tjetër, në të njëjtën kohë, edhe Juventusi i Cristiano Ronaldos ballafaqohet me francezët e Lyonit. Ndeshja zhvillohet në Francë, ku Juventusi synon rezultat pozitiv pasi këtë edicion objektiv primar e ka trofeun e Ligës së Kampionëve.