Reali i Madridit dhe Napoli nuk kanë falur në duelet e treta të grupeve të Champions-it, duke arritur fitore të arta në transfertë, teksa janë duke ecur me hapa të sigurt drejt kualifikimit.
Spanjollët e Ançelotit mposhtën me rezultatin 1-2 Bragën në Portugali, falë golave të Rodrigo dhe Bellingham, ndërkohë që golin e vetëm për vendasit e shënoi Djalo.
Ndërkohë në duelin tjetër, Napoli iu fal golit të Raspadorit ndaj Union Berlinit, duke u ngjitur në vendin e dytë në kuotën e 6 pikëve. Në duelet e radhës, Reali pret Bragën, ndërkohë që skuadra italiane e Napolit, luan në shtëpi ndaj gjermanëve të Union Berlinit, që nuk e kanë provuar ende shijen e pikës.
Në Grupin B, Arsenali kaloi në avantazh në minutën e fundit para përfundimit të pjesës së parë me Martinelin. Në minutën e 53′ Zhezus dyfishoi shifrat, por festa zgjati pak pasi Sevilja realizoi duke shkurtuar diferencën.
Pavarësisht tentativave për të shënuar sërish asnjëra prej skuadrave nuk ja doli dhe kështu u mbyll dueli. Me këtë fitore skuadra e Artetës merr kreun e grupit. Ndërkohë sfida tjetër mes Lens dhe PSV u mbyll me barazimin 1-1.
Në Grupin A dhe D Mançester Junajted ka fituar pikët e para në Ligën e Kampionëve, pas xhiros së tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Ndërkohë, Bayern Munich ka fituar me rezultat komod 3-1 në udhëtim te Galataaray.
Në Grupin D, Interi ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Red Bull Salzburg, Fitore të artë në transfertë arriti edhe Real Sociedad ndaj Benfikës me shifrat 0-1. Falë këtij triumfi, skuadra spanjolle duket shumë pranë kualifikimit, duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve, po aq sa kryesuesit e Interit.