Liga e Kampionëve: Milani dhe Juventusi në kërkim të fitores së parë

Sonte, Champions-i do të zhvillojë sonte në mbrëmje 9 sfidat e fundit të ndeshjeve të dyta në fazën e grupeve.

Në orën 18:45, në stadiumin “San Siro”, Milani do të kërkojë fitoren e parë në këtë edicion ndaj një kundërshtari jo të lehtë ndaj kroatëve të Dinamos së Zagrebit.

Në po të njëjtën orë do të luhet edhe Shaktar Donjetks-Sëlltik. Në orën 21:00, Juventusi do të presë në stadiumin “Allianz” Benfikën, teksa ekipi i Masimiliano Alegrit do me çdo kusht fitoren e parë.

Advertisements

Në po të njëjtën orë do të zbresë edhe Reali i Madridit teksa do të sfidojnë në stadiumin “Santiago Bernabeu” ekipin e Lajpcigut.

Ndeshjet e tjera janë: Çelsi-Salcburg, Kopenhagen-Sevilja, Makabi Haifa-PSG, Mançester Siti-Borusia Dortmund, Rejnxhërs-Napoli.