Nesër do të rikthehet magjia e futbollit evropian. Në këtë mesjavë fillon edhe kampionati më i rëndësishëm i futbollit në Evropë, Liga e Kampionëve 2018/19.
Ne vazhdim ju sjellim gjithçka që duhet të dini për këtë kampionat:
Portieri i Portos, Iker Casillas është gati të nisë për herë të 20-të të UEFA Champions League.
Thomas Muller do të bëhet lojtari i 35-të që do të arrijë 100 paraqitje të UEFA Champions League.
Herën e fundit që Gianluigi Buffon, tani në Paris, filloi një ndeshje për cilindo ekip tjetër përveç Juventusit, ishte më shumë se 20 vjet më parë – një barazim 1-1 midis Parma dhe Galatasaray më 10 dhjetor 1997.
Çfarë ka ndryshe në këtë stinor?
Këtë sezon ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të zhvillohen në intervale të ndryshme kohore. Për herë të parë në histori, ndeshjet do të zhvillohen në dy intervale. Katër sfida do të luhen nga ora 18:55, ndërsa katër tjera nga ora 21:00.
Ekipet që debutojnë
Young Boys, Hoffenheim dhe Crvena zvezda janë duke e bërë debutimin e tyre në kampionatin e UEFA Champions League.