Kajro, 10 shtator – Sekretari i përgjithshëm i Ligës arabe Ahmed Abdul Geit sot paralajmëroi se intervenimi iranian në rajonin arab është bërë i “rrezikshëm”.
“Intervenimet e Iranit në punët arabe filluan të marrin forma më të rrezikshme – nga nxitja e krizës në vendet deri te rrezikimi i sigurisë të navigacionit dhe furnizimit me energji”, tha Abduk Geit në takimin e ministrave arab të punëve të jashtme në Kajro.
Irani i mbështet kryengritësit huthët në Jemen në përleshjen e tyre me Qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të presidentit Abd Rabu Mansu Hadi, Nga viti 2014, Huthët e kontrollojnë kryeqytetin jemenas Sana, ku selinë e kanë disa institucione shtetërore kyçe.
“E përsërisim thirrjen tonë deri ter Irani të ndalojë të intervenojë në Jemen, të ndalojë t’i mbështesë milicinë me para dhe me armë dhe të ndalojë t’i shndërrojë territoret jemenase në platformë e cila e kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e vendeve fqinje”, tha Abdul Gait.
Shefi i organizatës pan-arabe i akuzoi kryengritësit huthët se janë përgjegjës për gjendjen e përkeqësuar humanitare në Jemen.