Kajro, 10 dhjetor – Ministrat e Punëve të Jashtme të Ligës arabe i bënë thirrje SHBA-së që të heq dorë nga vendimi për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
“Vendimi, i publikuar nga presidenti Donald Tramp, është shkelje e rrezikshme e të drejtës ndërkombëtare, nuk ka peshë ligjore dhe është jovalid”, theksoi Liga arabe në deklaratën përfundimtare, të miratuar pas takimit të jashtëzakonshëm ministror në Kajro, në të cilin janë prezentuar të gjitha vendet anëtare.
“Vendimi e privon SHBA-në nga roli i sponsorit dhe ndërmjetësit në procesin paqësor të Lindjes së Afërt i minon angazhimet për arritjen e paqes, i thellon tensionet dhe do të përhapë zemërim, i cili do ta çonte vendin drejt shkatërrimit prej dhunës, kaosit dhe derdhjes së gjakut”, vlerësuan ministrat në orën 3.00 të mëngjesit, pas takimit disaorësh.
Ministrat e Ligës arabe, gjithashtu, i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta njohë shtetin e Palestinës me kryeqendër Jerusalemin Lindor dhe kërkuan rezolucion të Këshillit të Sigurimit, me të cilin do të shpallet se vendimi i Trampit e shkel të drejtën ndërkombëtare dhe nuk ka fuqi juridike.
Ata propozuan liderët e vendeve arabe të takohen në samitin e jashtëzakonshëm, të cilin do ta organizojë Jordania, presidenti në rotacion i Ligës arabe.
Ministrat kumtuan se përsëri do të takohen për një muaj që të vlerësojnë situatën dhe të dakordohen për hapat e reja.
Disa diplomatë arabë deklaruan jozyrtarisht se disa vendeve anëtare kanë dashur teksti të përfshijë masa ndëshkuese kundër çdo vendi i cili e ndjek shembullin e SHBA-së dhe e pranon Jerusalemin si kryeqendër izraelite, por disa vende të tjera arabe më të matura e kanë vlerësuar këtë si veprim shumë radikal.