Kairo, 25 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme të Ligës Arabe, sot e dënoi paralajmërimin e administratës së presidentit amerikan, Donald Tramp, se lagjet hebraike më nuk konsiderohen si shkelje e së drejtës ndërkombëtare.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme, një javë pas publikimit të SHBA-së, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abul Gajt, vendimin në fjalë e cilësoi si “të padrejtë dhe të papranuar”.
Ai beson se SHBA-ja e ka humbur rolin si arbitër neutral mes Izraelit dhe Palestinës.
Ndryshimi i politikës së Amerikës, shkaktoi reagime ndërkombëtare dhe ishte e fundit në hapat e njëpasnjëshme të Shtëpisë së Bardhë, së bashku me qeverinë djathtiste të Izraelit, kundër palestinezëve për çështjet thelbësore të konfliktit, i cili zgjatë me vite.(koha.mk)