Lidhjet e forta të kreut të ri të CIA’s me shqiptarët: Takime të shumta me deputetët shqiptarë

Pas dorëheqjes së Dan Coatsit, presidenti amerikan Donald Trump ka nominuar kongresistin teksan, John Ratcliffe, për postin e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, i cili ka lidhje të afërta me shumë shqiptarë, shkruan Gazeta Metro.

Ratcliffe ka lidhje të ngushta dhe shumë të forta me komunitetin shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njihet si mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës dhe të gjitha çështjeve shqiptar në Ballkan.

53 vjeçari Ratcliffe po ashtu njihet si besnik i presidentit Trump dhe ky i fundit e ka përshkruar si një ish-prokuror mjaft të respektuar, shkruan Gazeta Metro.

Në 2016-ën, Ratcliffe mori pjesë në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, ku mbajti edhe një fjalim, shkruan Gazeta Metro.

Në takime të tjera, John Ratcliffe shfaqet në krah të Pandeli Majkos, ministër i Shqipërisë për Diasporën, dhe Fatmir Mediut, ish-ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, deputetes Ganimete Musliu, ish-ministri Besim Beqaj, deputeti Armend Zemaj.

Ai shërben aktualisht në Komitetin e Inteligjencës, Komitetin për Sigurinë e Brendshme dhe Komitetin e Gjyqësorit të Kongresit amerikan. Për t’u emëruar në krye të Inteligjencës Kombëtare, kandidatura e Ratcliffe duhet të miratohet nga Senati i SHBA-së./gazetametro.net