“Lidhje të rrezikshme” në natën e katërt të SkupiFest

Shkupi, 27 tetor – Sonte, në natën e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të teatrit SkupiFest (ora 20.00) në skenën e Qendrës Kulturore Rinore do të ngjitet Teatri i Dramës nga Pllovdivi (Bullgari) “Nikollaj O. Masalitinov”, me shfaqjen “Lidhje të rrezikshme”.

Një rrëfim për aristokratët e Renesancës “të ngecur në kënetën e mërzitjes”. Mënyra e tyre për të dalë nga kjo gjendje limontie është përmes talljes së psherëtimave romantike të të tjerëve, të cilat me një shkathtësi të lehtë i mashtrojnë duke iu premtuar, pastaj i hedhin në pendesën e përjetshme për mëkatin e bërë…, deri në momentit e katarzës dhe të hakmarrjes, ku vetë loja e tyre do t’i vrasë. Vepra është shkruar nga H. Muller dhe S. Lakllo, me regji të Konstantin Elenkov.

Rolet interpretohen nga kasti i aktorëve Mila Robert, Maria Bakalova, Konstantin Elenkov, Kristian Negalov, Aleksander Sekulov dhe Javor Karagitliev. Skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Iren Dojçeva dhe Konstantin Elenkov.