Shkup, 16 tetor – Shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i intensifikojnë aktivitetet për ndërlidhje hekurudhore dhe maksimalisht t’i shfrytëzojnë paratë e fondeve evropiane për atë qëllim, porositën në takimin e sotëm në Shkup ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski dhe eurokomisarja e Transportit Violeta Bulc. Sugareski dhe Bulc kanë biseduar për lidhjen hekurudhore mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, projekt më i madh që realizohet pas nënshkrimit të Marrëveshjes për komunitet të transportit me të cilën ishin ndarë 70 milionë euro për aksin e dytë përgjatë Bellakovcës deri në Kriva Pallankë. “Njëra ndër temat e bisedës ishte që maksimalisht të përshpejtohet ndërtimi i asaj pjese. Atje kishte probleme me shpronësimin që një pjesë të madhe i tejkaluam dhe filluam proces me parakualifikimin që është i lidhur me këto 70 milionë euro me qëllim që ta përshpejtojmë dinamikën e punës”, tha Sugareska pas takimit dypalësh me Bulcin në margjinat e Samitit 100. Ai potencoi se është bazë të dinamizohet procesi duke pasur parasysh se aksi i tretë, nga Kriva Pallanka deri në Bullgari, është më i komplikuar dhe më i shtrenjtë edhe pse me më pak kilometra. Afati përfundimtar për lidhjen e plotë hekurudhore me Bullgarinë fqinje është nga viti 2025 deri në 2027. Siç tha, veçanërisht është me rëndësi që maksimalisht të shfrytëzohen financat që janë në disponim për aksin hekurudhor Manastir – Kremenicë për lidhje me Greqinë. Për atë pjesë nga hekurudha deri në fund të vitit dihet të lidhet marrëveshje për kryerësin dhe maksimalisht të punohet, që mos t’i humbim mjetet e fondeve IPA dhe të mundet deri në fund të vitit të kemi linjë hekurudhore deri në kufirin kufitar”, tha Sugareski. Eurkokomisarja Bulc porositi se pa lidhje transportuese ndërkufitare nuk është e mundur të zhvillohet mjedis i përbashkët ekonomik e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. “Hekurudha është mënyra më e mirë që të shkohet përpara, sepse në të njëjtën kohë i dorëzoni kërkesat për harmonizim të ndërsjellë të transportit rrugor klasik. Më vjen mirë që hekurudha është prioritet kyç”, tha Bulc. Ajo shikon përkushtim te ministrat e Transportit të rajonit pas nënshkrimit të Marrëveshjes për komunitet të transportit që pasoi pas 10 viteve negociata. Beson se kjo do të ndihmojë për zbatimin e projekteve të nevojshme transportuese, ndërsa veçanërisht ato ndërkufitare.