Çështja mund të duket shumë e çuditshme, por ka një bazë të fortë shkencore: ka një lidhje mes infeksioneve kronike të dhëmbëve dhe tipeve të ndryshme të kancereve. E thekson një studim amerikan, që sapo e ka publikuar revista “Cancer Epidemiology, Biomarkers&Prevention”, e cila ka analizuar të dhënat relative të mbi 65 mijë njerëzve të ndjekur për rreth 15 vjet, duke zbuluar një rrezik të madh për t’u prekur nga tumori në gojë, në ezofag dhe në gji tek gratë që vuajnë nga sëmundja periodontale. Pavarësisht nga ata shkaqe ndikon edhe duhani. Konkluzionet e arritura nga kërkimi i ri u shtohen atyre tashmë të mbledhura nga sondazhet e mëparshme për lidhjen e mundshme mes sëmundjeve të dhëmbëve e inflamacioneve dhe sëmundjeve të tjera që mund të shkaktohen nga një pezmatim kronik, ato kanceroze dhe shqetësimet kardiovaskulare.
STUDIMI: NJË LIDHJE MË E FORTË ME TUMORET NË EZOFAG
Studiuesit e State University të New York, të udhëhequr nga profesori i Epidemiologjisë Jean Wactawski-Wende kanë shqyrtuar informacionet e mbledhura nga një studio e madhe e shëndetit femëror (il Women’s Health Initiative Observational Study), të bazuar në pyetësorët e hartuar mes viteve 1999 dhe 2003. Pjesëmarrësit me moshë mes 54 dhe 86 vjec, më vonë janë mbajtur nën kontroll deri në 2013 dhe gjatë periudhës së plotë janë regjistruar mbi 7 mijë raste kanceresh. Të dhënat tregojnë që gratë që vuajnë nga sëmundjet periodontale (në praktikë infeksionet kronike të kavitetit oral), kanë 14%më shumë, në krahasim me kolegët pa probleme me dhëmbët, mundësi për t’u prekur nga tumori. Lidhja më e fortë është ajo me neoplazmën në ezofag (në të cilin rreziku duket i trefishuar), por është identifikuar një lidhje edhe me tumoret në gojë, në mushkëri, në tëmth, në gji dhe lëkurë. Për gjirin, mushkëritë dhe tëmthin, rreziku më i madh duket të jetë i lidhur edhe me të qenit duhanpirës ose jo, ndërsa për neoplazmat e tjera rreziku duket që rritet pavarësisht nga duhani.
SHPJEGIMI I MUNDSHËM: I GJITHË FAJI I BAKTEREVE?
Me termin sëmundje periodontale i referohemi një spektri të gjerë të çrregullimeve që mund të ndikojnë tek dhëmbët, me origjinë infektive dhe pezmatuese, për shembull inflamacionet (të shkaktuara nga akumulimi nga pllaka bakteriale) dhe periodontiti (që përfshin jo vetëm indet por edhe ligamentet, kockat alveolare, domethënë gjithë aparatin që garanton fiksimin e dhëmbëve).
“Mekanizmat që lidhin sëmundjet e dhëmbëve me kancerin nuk janë plotësisht të qarta – komenton Wactawski-Wende, por një nga shpjegimet e mundshme është që bakteret e kavitetit oral që shkaktojnë shqetësime tek dhëmbët dhe mishrat janë në gjendje të migrojnë në organe të tjera (duke përdorur pështymën dhe qarkullimin e gjakut) duke kolonizuar disa zona të organizmit dhe duke prodhuar një efekt negativ: mund të rrisin pezmatimin, mbajnë të frenuar sistemin imunitar dhe krijojnë kushte lokale që rrisin rrezikun e sëmundjes nga tumori”. Shembulli më i qartë dhe i drejtpërdrejtë për autorin e studios do të ishte kanceri në ezofag, organ afër gojës dhe i lehtë për të arritur tek bakteret dhe agjentë të tjerë patogjenë që mund të infektojnë mukozën dhe kështu kontribuojnë në një gjendje pezmatimi kronike që favorizon fillimin e kancerit.