Nga Lidhja demokratike deklarojnë se me vendimin e Kuvendit për ndryshimet kushtetuese, dyert e NATO-s dhe BE-sw mbeten të hapura për Maqedoninë, ku theksojnë që është koha ku edhe opozita të shqyrtojë qëndrimet dhe veprimet e saja si dhe të qaset në proceset të cilat hapin perspektiva për Maqedoninë.
“Me vendimin e Kuvendit për ndryshim të Kushtetutës, dyert e NATO-s dhe BE-së, mbetën të hapura për Maqedoninë.
Deputetët dhe të gjithë qytetarët përballemi me sfida serioze dhe realitetin e brishtë, por pas ditës së djeshme dramatike, sot besojmë se të gjithë jemi më të mençur dhe më të zgjuar, sepse Maqedonia ecë para, si shtet i popullit të Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve, shtet modern, evropian dhe vend ku do të krijohen kushte që të rinjtë të krijojnë dhe të punojnë në Maqedoni.
Në përgatitjen e amendamenteve duhet të kyçen të gjithë ekspertët dhe përfaqësuesit e partive, me qëllim, që të sigurohet dhe të përforcohet identiteti kombëtar, gjuha dhe veçoritë e tjera.
Koha është që edhe opozita të shqyrtojë qëndrimet dhe veprimet e saj dhe të qaset në proceset të cilët hapin perspektiva për Maqedoninë dhe paraqesin paqe, stabilitet dhe qëndrueshmëri, si parakushte kryesore për zhvillim ekonomik dhe jetë dinjitoze.
Na nevojitet unitet, sjellje të qetë dhe me zgjuarsi”.