Liderja e opozitës në Bjellorusi bën thirrje për protesta paqësore

26

Liderja e opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikhanovskaya ka bërë thirrje për protesta paqësore në të gjithë vendin, pasi ajo u detyrua të largohej për në Lituani, pas zgjedhjeve, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

“Mos qëndroni nën hije:, tha ajo, duke propozuar një këshill të gjerë për të punuar për transferimin e pushtetit.

Alexander Lukashenko ka qeverisur Bjellorusinë që nga viti 1994, por votimi presidencial i së dielës u dënua nga BE dhe SHBA.

Protestat kanë shpërthyer në të gjithë vendin duke kërkuar që ai të japë dorëheqje.

Rreth 6.700 njerëz u arrestuan pas zgjedhjeve dhe shumë kanë folur për tortura në duart e shërbimeve të sigurisë.

Ndërsa protestat vazhduan për gjashtë ditë, të premten, ministrat e jashtëm të BE mbajtën një takim urgjent dhe ranë dakord të përgatisin sanksione të reja për zyrtarët bjellorusë përgjegjës “për dhunën dhe falsifikimin.”

Comments are closed.