Lideri që i mungon SHBA-së

218

Për dy orë, të enjten mbrëma, Amerika është trajtuar me sinqeritet dhe pasion nga një burrë që dëshiron postin më të lartë të shtetit.

Kjo mund ta përthekojë krejt mbrëmjen se sa e vështirë ishte të shihje një president të thjeshtë që thotë të vërtetën dhe që kujdeset për hallet e shtetit.

Shtetet e Bashkuara kanë pasur presidentë të tillë edhe më parë, por në katër vjetët e fundit dukej se liderët e tillë i përkisnin së kaluarës, raporton KOHA.

Joe Bideni ishte në më të mirën e tij. Me lehtësi lidhej me audiencën që shtronte pyetjet dhe i përgjigjej me sinqeritet moderatorit të njohur të CNN-it, Anderson Cooper.

Një nga një numëroi dështimet e presidentit Trump dhe i quajti krim një prej këtyre dështimeve.

“Ai nuk dëshiron asnjë zhvillim. Mendjen e ka te rizgjedhja. Por është dashur të mendoj për amerikanët, sepse janë në rrezik. Madje edhe drejtori doli kundër tij. Tha se nëse do të kishim mbajtur maska nga janari deri më tani, do të mund të shpëtoheshin 100 mijë jetë”, ka thënë Biden.

Amerika pritet të arrijë numrin e 200 mijë të vdekurve nga koronavirusi. Ndërkaq një ish-këshilltar i zëvendëspresidentit Mike Pence ka thënë se është i preokupuar me rizgjedhjen dhe dështoi të mbronte amerikanët nga koronavirusi.

“Presidenti flet për Amerikën e Joe Bidenit. Më duhet t’ia përkujtoj se vetë po e humbë Amerikën e tij. Ai është presidenti, nuk jam unë. Kjo është Amerika e Donald Trumpit. A ndiheni të sigurt në këtë Amerikë kur ai bën gjëra të këqija?”, ka shtuar Biden.

Bideni ka dalë para amerikanëve me një platformë të fuqishme: triliona dollarë ndihmë ekonomike, shifër që ai dhe ish-presidenti Barack Obama do ta konsideronin të paimagjinueshme pas krizës financiare të vitit 2008.

Ish-zëvendëspresidenti ka propozuar përqendrim në ekonominë prodhuese për ta luftuar krizën klimatike

Josef Farlei që punon në qendrën ndaj sëmundjeve të kancerit i rrëfeu për krizën ekonomike që pësoi familja gjatë pandemisë.

“Fitoj më pak se 15 dollarë në këtë kohë pandemie, fatkeqësisht më është dashur të hyj në kredi me 25 për qind interes vetëm për të përthekuar shpenzimet. A keni ndonjë plan për të ndihmuar punëtorët shëndetësor?”

“Është e gabuar ideja që të fitosh minimum vetëm 15 dollarë në orë. E gabuar. Askush nuk duhet t’i mbajë dy vende të punës me qëllim që të dalë nga varfëria. Po e thyen kokën dhe po e bën këtë për të shpëtuar jetën e të tjerëve. Po u ndihmon, mirëpo po rrezikon jetën tënde”, ka shtuar ai.

Gjatë tërë mbrëmjes, Bideni ishte i thjeshtë përballë amerikanëve që i shtronin pyetje. Por ai kishte detaje, shfaqi mirësi dhe e trajtoi secilin me respekt.

Demokrati foli edhe për vaksinën potenciale ndaj koronavirusit. Edhe këtu ishte ndryshe prej rivalit republikan.

I nominuari për president tha se nëse shkencëtarët thonë se vaksina është e sigurt, ai do ta marrë vaksinën.

Të enjten mbrëma, amerikanët patën para ekraneve televizive një kandidat që i di plagët e tyre dhe një burrë që ka fuqinë e karakterit për të këndellur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.