Moskë, 1 korrik – Gjykata e Moskës sot e dënoi liderin opozitar rus Aleksej Navalin me 10 ditë burg duke e shpallur fajtor për shkeljen e ligjit gjatë pjesëmarrjes në demonstratat rrugore muajin e kaluar.
Navalni ishte mes më shumë se 500 protestuesve të cilët policia i arrestoi në Moskë dhe i cili kërkoi dënime për policët të cilët kanë marrë pjesë në arrestimin e gazetarit hulumtues Ivan Golunov.
Golunov u arrestua në fillim të qershorit për shkak dyshimit tentim për trafikim me drogë. Ai u lirua pas disa ditëve, pasi akuzat kundër tij u hodhën poshtë për shkak mungesës së dëshmive.