Lideri i VMRO-DPMNE-së Mickoski u takua me ambasadoren britanike Rejçell Galovej

2

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me sekretarin ndërkombëtar, Timço Mucunski realizuan takim me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Rejçell Galovej.

Në takim është diskutuar për ngjarjet aktuale politike në shtet, europerspektivën e Maqedonisë dhe proceset reformues të rëndësishme në shtet.

Mickoski theksoi se Republika e Maqedonisë ka problem serioz me krimin dhe korrupsionin në njësit më të larta të pushtetit. Mosndëshkimi i krimit dhe korrupsionit gjithashtu janë problem serioz, ishte përmendur se as për rastin “Reket 1” as “Reket 2” dhe as për Rashkovskin ende nuk ka shpërbërje ligjore. Gjendja e tillë paraqet pengesë serioze në rrugën e integrimeve evropiane të Maqedonisë.

Lideri i VMRO-DPMNE-së ka potencuar se integrimi në Bashkimin Evropian të shtetit tonë është qëllim strategjik për partinë, por edhe për Republikën e Maqedonisë dhe se Qeveria e re të cilën do ta formojë VMRO-DPMNE nuk do të humb kohë dhe menjëherë do të fillojë me zbatimin e reformave thelbësore.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se mes të dy shteteve ekziston nivel i mirë i bashkëpunimit dhe se ndihma të cilën Mbretëria e Bashkuar ia ofron Maqedonisë në rrugën evropiane është nga vlera thelbësore. (koha.mk)

Comments are closed.