Paris, 9 dhjetor – Lideri i partisë Franca e Pamposhtur, Zhan Luk Melanshon dënohet me tre muaj dënim me burg të kushtëzuar, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.
Zhan Luk Melanshon, lider i partisë së majtë Franca e Pamposhtur, e cila është njëra nga kundërshtarët më të mëdhenj politik të presidentit Emanuel Makron dënohet me tre muaj burg të kushtëzuar.
Ai së bashku me pesë bashkëpunëtorë të tij të afërt akuzohet për “rebelim dhe provokim” kur i’u kundërshtuan policisë kur bastiste në zyrën e partisë së tij në tetor të vitit 2018.
Aktgjykimi përkoi me lëvizjen sociale kundër reformës së regjimit pensional në Francë, në të cilën u kundërshtuan partia e Melanshon. Gjatë gjykimit të tij, ai ka pohuar se bëhet fjalë për “proces politik”. Por ai dhe bashkëpartiakët e tij janë të vetëdijshëm se video incizimet e bastisjes së zyrës fuqishëm e goditën “imazhin” e partisë.