Barcelonë, 29 shtator – Lideri i suspenduar katalonas, Kim Tora paralajmëroi se do të shpallen zgjedhje të parakohshme rajonale për disa muaj, pasi që Gjykata supreme e konfirmoi aktvendimin e shkallës së parë me të cilin ndalohet ai të kryejë funksione publike në periudhë prej 18 muajve.
Për shkak të vendimit të Gjykatës supreme të Spanjës mbrëmë u mbajtën demonstrata në Barcelonë, ndërsa Tora, gjatë fjalimit të tij televiziv para opinionit, paralajmëroi se do të ankohet ndaj këtij aktvendimi, të cilin ai e përshkruajti si politikisht të motivuar dhe të miratuar me qëllim që të rrëzohet pushteti rajonal në Katalonjë.
Gjykata supreme e Spanjës e konfirmoi aktvendimin e një instance më të ulët gjyqësore, me të cilin ndalohet presidenti katalonas të hyjë në kabinet dhe të kryejë detyra presidenciale, sepse në prag të zgjedhjeve në vitin 2019, ai i vuri flakën një pllakati në ndërtesën e institucionit shtetëror me të cilin kërkohet lirimi i liderëve separatistë.
Këshilli gjyqësor dhe në mënyrë unanime solli vendim për konfirmimin e aktvendimit të shkallës së parë me të cilin presidentit Kim Tora i ndalohet kryerja e funksionit në kohëzgjatje prej një viti e gjysmë dhe gjobë në shumë prej 30 mijë eurove.
Zëvendësi i Toras, Pere Aragones, në pajtim me ligjin, do t’i kryejë detyrat presidenciale deri në zgjedhjet e ardhshme.