Uashington, 19 dhjetor – Lideri i shumicës republikane të Senatit amerikan, Miç Mekonel, e akuzoi shumicën e demokratëve në Dhomën Përfaqësuese për shkak të revokimit të presidentit, Donald Tramp.
“Demokratët e zhvilluan hetimin më të shpejtë, më sipërfaqësor dhe më të padrejtë për revokim në historinë moderne. Procesi i tyre rezultoi në revokimin e parë të plotë të partisë nga Lufta qytetare (1861-65)”, theksoi Mekonel.
Sipas tij, Dhoma Përfaqësuese ka lejuar “ky mllef i partisë” të krijojë “një precedent toksik që do të ndjehet në të ardhmen”.
Mekonel paralajmëroi se hetimi tremujor i Dhomës Përfaqësuese kundër Trampit mund t’i dëmtojë institucionet demokratike amerikane dhe tha se organi nuk arriti të dëshmojë që Trampi ka shkelur çfarëdo ligji.
Ai shprehu gatishmëri për të punuar me Shtëpinë e Bardhë për të siguruar një proces të shpejtë të Senatit kundër presidentit.(koha.mk)