Uashington, 13 janar – Lideri i Republikanëve në Dhomën përfaqësuese amerikane Kevin Mekarti, në debatin e sotëm për impiçment të presidentit, vlerësoi se Donald Tramp është përgjegjës për sulmin mbi Kapitollin, por edhe se revokimi i tij do të ishte gabim.
“Presidenti është përgjegjës për sulmin e turmës mbi Kapitollin. Ai sulm ishte jodemokratik, joamerikan dhe kriminel”, tha Mekarti.
Megjithatë, ai thotë se revokimi i tij vetëm do të shkaktojë ndarje të mëtutjeshme në SHBA dhe u bën thirrje deputetëve të fokusohen në bashkimin e amerikanëve.