Lideri i opozitës rusë, Alexey Navalny ka postuar një fotografi për herë të parë pas helmimit të tij misterioz.
Navalny e ka shkrepur foton së bashku me infermieret që po kujdesen për të në një spital në Berlin të Gjermanisë.
Në mesazhin e tij të parë, aktivisti i njohur ka treguar se si ka arritur të përmirësohet përgjatë kësaj kohe.
“Jam Navlny. Më mungoni. Është ende e vështirë të lëviz, por dje arrita të marr frymë vetë gjatë gjithë ditës. Nuk përdora asnjë ndihmë të jashtme. Më pëlqeu shumë. Ishte e mrekullueshme”, mësohet të ketë shkruar ai përbri fotos.
Alexey Navalny u helmua pak javë më parë në një mënyrë mjaft misterioze, teksa sytë akuzues u drejtuan nga kundërshtari i tij Vladimir Putin. Ky i fundit është distancuar nga ngjarja.
Mjekët dyshojnë se opozitari rus është helmuar me një agjent nervor Novichok.