Tiranë, 8 janar – Udhëheqësi shpirtëror iranian, Ali Hamnei e shpalli Shqipërinë armike, duke shtuar se ajo është “vend i keq evropian i cili u kujdes për armiqtë e vet”.
“Është një vend i vogël, por shumë vend i djallëzuar evropian, ku elementet evropiane bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë dhe bëjnë plane kundër Republikës Islamike. Edhe planin që ata e kanë është i qartë, me protestat që mbahen në Iran, sepse disa prej atyre tradhtarëve kanë ardhur në Iran për të protestuar. Agjentët e armiqve filluan ta zbatojnë planin për sabotim, vrasje dhe shkatërrim të qeverisë tonë dhe Kushtetutës tonë”, ka thënë Hamnei, transmeton Top Çanel.
Në Shqipëri grupi i parë i muxhahedinëve iranianë kanë arritur në vitin 2016 sipas marrëveshjes me SHBA-në.(koha.mk)