Takimi i liderëve shtetërorë i zhvilluar mëngjesin e sotëm fokusi i së cilës ishte mosdiskutimi i shkëmbimit të territoreve me Serbinë, është shtyrë për orën 14, për shkak të mosprezencës së ambasadorit amerikan Greg Delawie, raporton Gazeta Express.
Ambasadori nuk ka arritur të jetë i pranishëm në këtë takim prandaj është shtyrë për në ora 14:00.
Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, janë pjesëmarrësit e këtij takimi.
Ndërsa, duket se Thaçi është shqetësuar me rezolutën e paralajmëruar nga opozita në seancën e 4 shtatorit.
Sidoqoftë pas pjesës së parë të takimit, Haradinaj pohoi se liderët janë dakorduar që në Bruksel të mos diskutohet shkëmbimi i territoreve.