Bruksel, 15 nëntor 2018 – Më shumë vende anëtare të BE-së dhe institucione evropiane sot shfaqën kënaqësi nga propozim-marrëveshja për Brekzitin, që e kanë arritur negociatorët e Unionit dhe Britanisë së Madhe.
Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se është shumë e kënaqur nga propozimi i harmonizuar, por paralajmëroi se ekziston rrezik që ai të na sjellë deri në marrëveshje thelbësore.
“Jam shumë e kënaqur që pas negociatave të gjata, të cilat nuk ishin gjithmonë të lehta, të dyja palët megjithatë arritën të harmonizojnë propozim”, deklaroi Merkel në konferencë për shtyp në Postdam
Sipas saj, më keq do të ishte nëse ky propozim nuk rezulton me marrëveshje përfundimtare. “Kjo është alternativë e cila duhet të merret parasysh”, theksoi Merkel.
Kryeministri francez Eduard Filip vlerësoi se propozim-marrëveshja paraqet hap të madh përpara, por se ende ekziston shqetësim lidhur me miratimin e tij përfundimtar
Sekretari shtetëror spanjoll për çështje evropiane Luis Marko Agiiriano deklaroi se Qeveria në Madrid është e kënaqur nga propozim-marrëveshja dhe shfaqi shpresë se kryeministrja britanike Thereza Mej do të ketë sukses të sigurojë mbështetje në Parlamentin në Londër.
Njeriu i parë i Komitetit për Brekzit të parlamentit Evropian. Gi Uerhoshtat e përshëndeti propozim-dokumentin, duke vlerësuar se kjo është “marrëveshje më e mirë” që BE-ja mund ta bëjë.
Uerhoshtat theksoi se pret që Parlamenti Evropian ta miratojë marrëveshjen për Brekzit në fillim të vitit të ardhshëm, para afatit të paraparë për tërheqjen e Britanisë së Madhe nga BE-ja – 29 mars të vitit 2019. hr/