Liderët e BE-së vlerësojnë se problemi kryesor është prodhimi dhe ndalesa për eksportimin e vaksinave dhe jo pronësia intelektuale

13

Porto, 7 maj – Liderët e Bashkimit Evropian thanë sot se pengesat kryesore për shpërndarjen masive të vaksinave të koronavirusit nuk ishin të drejtat e pronësisë intelektuale, por ndalimet e eksportit dhe kapaciteti i pamjaftueshëm i prodhimit.

Në takimin social dyditor të BE-së që filloi në Porto sot, liderët thanë se çështjet duhet të zgjidhen përpara se të shqyrtohet propozimi amerikan për të hequr mbrojtjen e pronësisë intelektuale për vaksinat e koronavirusit, që duhet të shpejtojë prodhimin dhe shpërndarjen e tyre.

Presidenti francez, Emanuel Makron në argjinat e samitit, duke e përmbledhur pozitën e BE-së, tha se në laboratorët të cilët nuk dinë se si të prodhojnë vaksinë kundër koronavirusit, nuk do të thotë asgjë që ta fitojnë të drejtën e pronësisë intelektuale.

Kryeministri spanjoll Pedro Sançez e mbështeti idenë e presidentit amerikan Xhozef Bajden, por shtoi se ajo nuk është e mjaftueshme dhe se duhet të jetë më ambicioze.

Ndërsa SHBA kanë qenë shumë hezituese për të eksportuar vaksinat e prodhuara në atë vend në mënyrë që të imunizojnë së pari popullsinë e tyre, BE është bërë furnizuesi kryesor në botë i vaksinave, duke lejuar nga Unioni të dalin po aq doza sa 446 milionë banorët e saj, komentojnë mediat botërore.

Makron tha se Bajdeni duhet të punojë në këtë çështje.

“Anglosaksonët (Uashingtoni dhe Londra) janë duke e bllokuar eksportin e shumë përbërësve të nevojshëm për prodhimin e vaksinave. Sot 100 për qind e vaksinave të prodhuara në SHBA janë dedikuar për tregun amerikan”, tha Makron.

Be sërish tenton të ndërmarrë nismë diplomatike për çështjen për vaksinat pas propozimit të papritur të Bajdenit për heqjen e mbrojtjes së pronësisë intelektuale për vaksinat kundër koronavirusit.

Liderët e BE-së deklaruan se janë të gatshëm të diskutojnë për idenë amerikane, të cilat të parat e dhanë Indinë dhe Afrikën e Jugut, por shtuan se për momentin shumë nisma të tjera do të jenë më efikase duke filluar nga përforcimi i kapaciteteve prodhuese deri në shpërndarjen e lëndëve të para.