Bruksel, 29 tetor – Liderët e BE-së në një deklaratë të përbashkët i dënuan sulmet që kanë ndodhur sot në Francë, duke theksuar se bëhet fjalë për sulme ndaj vlerave të përbashkëta evropiane.
“Ne, liderët evropianë, jemi të shokuar dhe të mërzitur për shkak të sulmeve terroriste në Francë”, thuhet në deklaratën me shkrim të Këshillit të Evropës.
Liderët e BE27 theksojnë se janë të bashkuar dhe solidarë me Francën, popullin dhe Qeverinë e tij, në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
“U bëjmë thirrje liderëve në mbarë botën të punojnë në dialogu dhe mirëkuptim, e jo në ndarje mes bashkësive dhe religjioneve”, thuhet në kumtesë.