Bruksel, 15 tetor – Liderët e Bashkimit Evropian në Samitin në Bruksel konstatuan se ende nuk është arritur avancim i mjaftueshëm për arritjen e marrëveshjes me Britaninë e Madhe dhe i bëri thirrje BE-së që të përgatitet për “të gjithë skenarët”.
“Periudha e transicionit përfundon më 31 dhjetor të vitit 2020. Me shqetësim konstatojmë se avancimi për çështjet kyçe për BE-në ende nuk është i mjaftueshëm që të arrihet marrëveshje”, theksohet në konkludimet e Këshillit të Evropës.
Këshilli i Evropës u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së, që institucionet e Unionit dhe të gjitha palët e interesuara ta përshpejtojnë punën dhe të përgatiten në të gjitha nivelet dhe për të gjitha rezultatet e mundshme nga negociatat me Britaninë e Madhe, duke e përfshirë edhe skenarin – që të mos ketë marrëveshje. Është dhënë edhe kërkesë që Komisioni Evropian të përgatisë masa që do të ishin në “dobi të BE-së”.