Bruksel, 20 tetor – Liderët e BE-së ju bënë thirrje autoriteteve të Maltës, me ndihmë ndërkombëtare, të zbatojnë hetim në themel për vrasjen e gazetares, Dafne Karuana Galicia. Në Parlamentin Evropian javën e ardhshme do të ketë debat për lirinë e mediave në Maltë. “Do t’i studiojmë të gjitha mundësitë, dhe do t’i ndërmarrim të gjitha masat që ta zbulojmë të vërtetën”, deklaroi dje kryeministri i Maltës, Xhozef Muskat, në margjinat e Samitit të BE-së në Bruksel. Kryetari i Europarlamentit, Antonio Tajani kumtoi se e ka ngritur këtë çështje në takimin e djeshëm me liderët e BE-së.