Nju-Jork, 28 maj – Pesëdhjetë liderë botërorë kanë bërë thirrje për bashkëpunim më të madh në botë që nga pandemia, në takimin e KB-së për financim të zhvillimit, ku morën pjesë SHBA, Kina dhe Rusia.
Qëllimi duhet të jetë “të mos e lëmë askënd pas”, tha kryeministri italian Xhuzepe Konte video mesazh nga ngjarja, bashkorganizatorë të së cilës janë Kanada dhe Xhamajka.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Sirill Ramafoza tha se ka qenë e nevojshme të bëhesh shpikës dhe “të mendosh jashtë kutisë”.
Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm për vitin 2030 janë “më thelbësore se kurrë më parë”, tha kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen.
“Ne duhet të punojmë dhe të luftojmë së bashku,” shtoi ajo.
Disa liderë, siç është kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron, kanë sugjeruar që kriza aktuale mund të jetë mundësi për të zhvilluar ekonomi më elastike, veçanërisht duke promovuar luftën kundër ngrohjes globale.
Në botë pas pandemisë duhet të dominoj “solidariteti, dhe jo fitimi”, vlerësoi presidenti i Kosta Rikës Karlos Alvarado Kesada, ndërsa kryeministri britanik Boris Xhonson pret energji të re për “rindërtimi më të mirë”. Ai gjithashtu bëri thirrje për bashkëpunim ndërkufitar për të shmangur pandemi të re dhe për ta rikthyer botën në rrugën e duhur.