Shkup, 7 dhjetor – Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10 është mundësi shtesë për rritje dhe zhvillim të rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe për afrim të rajonit drejt BE-së, porositi kryeminsitri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp në Sofje të kryeministrave të rajonit, në kuadër të Konferencës ndërkombëtare “Integrim më i fuqishëm rajonal i Ballkanit”, organizatore e së cilës është Banka Botërore.
Banka Botërore kumtoi se do të mbështesë Projekt për lehtësim të transportit dhe tregtisë në Ballkanin Perëndimor në vlerë të përgjithshme prej 150 milion dollarësh, duke vlerësuar se benefiti për shtetet nga Ballkani Perëndimor do të jetë në vlerë të përgjithshme prej një miliardë dollarësh.
Zaev, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, e përshëndeti mbështetjen e Bankës Botërore ndaj bashkëpunimit rajonal dhe shtoi se prania në Konferencën në Sofje, e eurokomisarit për zgjerim të BE-së, Johanes Han, është porosi për rëndësinë që ka rajoni për BE-në, e cila tani duhet t’u përgjigjet pritjeve.
“Kryesimi i ardhshëm i Bullgarisë me BE-në dërgon porosi inkurajuese që i tërë rajoni të japë rezultate, përmes përmbushjes së pritjeve të BE-së në pjesën e avancimit të Ballkanit që është interes i të gjithëve. Lehtësimi i qarkullimit të mallrave dhe udhëtarëve do të jetë lehtësim serioz për qytetarët dhe për biznesin. Ndërlidhja TI e vendkalimeve kufitare do të thotë modernizim dhe mundësi që qytetarët tanë të ndjehen të barabartë me qytetarët e Evropës”, theksoi kryetari i Qeverisë së Maqedonisë.
Duke theksuar se duhet t’i bëjmë komplementare ekonomitë tona, në vend se të jemi konkurrues, Zaev tha se në atë mënyrë rajoni do të ndërlidhet ekonomikisht dhe do të jetë më tërheqës për tregjet evropiane dhe botërore.
Drejtoresha kryesore ekzekutive e Bankës Botërore, Kristalina Georgieva sqaroi se i ndihmojnë rajonit që të ndërlidhet më mirë ekonomikisht përmes projektit që do të mundësojë një sportel në vendkalimet kufitare përmes të cilit do të zhvillohet më lehtë tregtia dhe qarkullimi i njerëzve, sistem përpunues për kontroll të përbashkët, me qëllim të sigurisë më të mirë, si dhe rrugë cilësore në suaza të mbështetjes financiare për infrastrukturën.
Porosi për një rajon të vetëm ekonomik me qëllim që të avancohet potenciali ekonomik i vendeve të Ballkanit Perëndimor dërgoi edhe eurokomisari Han, i cili sqaroi se në atë mënyrë do të pakësohen më shpejt dallimet ekonomike me BE-në, me qëllim të afrimit drejt BE-së dhe përkushtimit të të gjitha kritereve të tjera, të nevojshëm për integrimin e tij.
Eurokomisari Han përsëriti se Komisioni evropian e mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Të gjithë kryeministrat nga shtetet e Ballkanit Perëndimor e mbështetën intensifikimin e bashkëpunimit rajonal dhe i përshëndetën angazhimet e Republikës së Bullgarisë, si vend i ardhshëm kryesues me BE-në, për perspektiva evropiane të tërë Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov bëri thirrje që e kaluara t’u lihet atyre që e kanë punë për t’u marrë me të dhe kryesitë aktuale politike të shteteve të përkushtohen në perspektivat e së ardhmes të shteteve amë dhe të rajonit.
Konferenca “Integrim më i fuqishëm rajonal i Ballkanit” vazhdoi me diskutime më konkrete në temën lehtësimi kufitar dhe lehtësimet digjitale për bashkëpunim më të mirë ekonomik të Ballkanit Perëndimor, mbështetur nga Banka Botërore dhe nga Bashkimi Evropian.