(ITSHK SHPALOS STRATEGJINË MBI HOLOKAUSTIN)
“Legjislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare”, është vepër e parë e këtij karakteri në rajonin tonë. Përpos rëndësisë eksplicite studimore nga fusha e legjislacionit, kjo vepër nxjerr në pah edhe një rëndësi tjetër që lidhet me synimet e ITSHKSH-së, për të përmbushur objektivat tona për ngritjen e Departamentit për Studimin dhe Edukimin e Holokaustit”, vlerëson drejtori i ITSHKSH, Dr. Skënder Asani
Nga Emin AZEMI
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore, me disa projekte të realizuare dhe të inicuara që presin të jetësohen në periudhën e ardhshme, po bën punë kolosale në ripërcaktimin e vlerave orientuese të një shoqërie. Nxitje e këtyre përpjekjeve është edhe studimi i kulturave e traditave të popujve që mbijetuan dhe triumfuan mbi fatkeqësitë kolktive, duke u bërë kështu shembull lapidar edhe për të tjerët. ITSHKSH për këtë qëllim ka hapur edhe Departamentin për Studimin dhe Edukimin e Holokaustit, si pjesë e strategjisë për ndriçimin e përvojave nëpër të cilën kaloi populli hebre në momentet më dramatike të historisë së tij
OTO GRAF: SHQIPTARËT I STREHUAN HEBRENJTË
Duke marrë pjesë ditë më pare në promovimin e librit “Legjislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare” nga autorët Skender Asani, Nora Maliqi-Zylali dhe Vllado Popovski, zëvendësambasadori gjerman në Shkup, Oto Graf, me të drejtë tha se sot ne përkujtojmë 77 vjetorin e deportimit të hebrenjeve të Maqedonisë në kampin Treblinka. Maqedonia e Veriut e sotme në atë kohë ishte e okupuar në pjesën perëndimore nga Italinët dhe në pjesën lindore nga bullgarët. Në pjesën lindore, tha ai, hebrenjtë u deportuan nëpër kampe të përqendrimit, ndërkaq në pjesën perëndimore me banorë shqiptarë ata u strehuan. Sipas zoti Graf Shqipëria si shtet kishte lejuar hebrenjëve të drejtën e vizës, para shumë shteteve tjera evropiane, dhe kjo ka mundësuar që shumë njerëz të mbijetojnë. Shqipëria ka qenë i vetmi vend në rajon me rritje të popullatës hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai me këtë rast tha se është problematike të kemi kujtime të gjalla përshkak se shumica e të mbijetuarëve nuk jetojnë më dhe ne nuk mundë të kemi informacion të dorës së parë, por ështe thelbësore dhe shumë e rëndësishme se ne i përkujtojmë ata. Diçka qe ka ndodhurë në të kaluarën, që i përket historisë, por ajo është një ngjarje që ka ndikim edhe në të tashmen dhe do të vazhdojë të ketë edhe në të ardhmen. Jam shumë mirënjohës autorëve për mundin e dhënë për të shkruar një libër si ky, është shprhur zëvendësmabasadori gjerman Graf.
VEPËR E PARË E KËTIJ KARAKTERI NË RAJONIN TONË
“Legjislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare”, është vepër e parë e këtij karakteri në rajonin tonë, përpos rëndësisë eksplicite studimore nga fusha e legjislacionit, nxjerr në pah edhe një rëndësi tjetër që lidhet me synimet e ITSHKSH-së, për të përmbushur objektivat tona për ngritjen e Departamentit, tha drejtori Dr. Skënder Asani në fjalën e tij përshëndetëse. Ai midis tjerash tha se kjo veprimtari ambicioze e Institutit ndjek përvojat më të avancuara në fushën e momoaristikës, kurse si shprehje e drejtpërdrejtë e këtij interesimi është edhe ideja për të sjellë në vëmendjen e publikut tonë historinë orale përmes rrëfimeve autentike të të mbijetuarve nga Holokausti dhe të atyre që kontribuuan në shpëtimin e hebrenjve. “Duke iu falënderuar mikut tonë dhe studiuesit të palodhur, dr. Vllado Popovskit, libri që promovojmë sot, i pajisur me dokumente dhe burime të vlefshme arkivore, sjell për herë të parë tek lexuesi i këtushëm arkitekturën e një sistemi antisemitist, siç ishte Mbretëria Bullgare, e cila duke qenë besnike e verbër e politikës hitleriane, kishte ngritur në nivel legjislacioni gjithë infrastrukturën ligjore për zgjidhjen përfundimtare të çështjes hebreje”, tha Skënder Asani, i cili poashtu vuri në dukje edhe kontributin e bashkautores, Nora Maliqi-Zulali, angazhimi i së cilës përveç vokacionit të saj të një hulumtueseje të çështjes hebrenje, është edhe pjesë e doktoranturës së saj që merret me kampin e përqendrimit të Monopolit të Shkupit.
VEPËR TEPËR E VAÇANT
Libri “Legislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare”, sipas bashkëautorit Dr. Vllado Popovski, është vepër tepër e vaçant, duke përkujtuar se ka pasur edhe botime të tjera në këtë temë. Por ajo që është e rëndësishme, siç u shpreh Popovski, ky libr sjell përveç vetë legjislacionit, edhe debatet që i kanë paraprirë atij në shoqërinë bullgare dhe vetë parlament, kur është kundërshtuar nga shumë qarqe intelektuale, shkrimtarë dhe Kisha, që ka ndikuar që të mos realizohet në tërësi projekti i depërtimit të hebrenjve, si “zgjidhje përfundimtare”. Ai me këtë rast nënvizoi edhe paradoksin se si në një shoqëri të njohur, deri atëherë për demokraci liberale, të realizohet një qëllim i tillë, dhe kjo ngase Cari i atëhershëm, duke u rreshtuar me Hitlerin, ka dashur të realizojë pjesë të padrejtësive të pretenduara territoriale ndaj Bullgarisë nga e kaluara.
NUMRAT NË KËTË LIBËR PORTRETIZOJNË NJERËZ TË VËRTETË
Duke folur mbi rëndësinë e librit “Legislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare”, ryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, përshëndeti autorët për kontributin e çmuar për të nxjerrë në dritë edhe një aspekt ndryshe, aq domethënës për njerëzimin dhe botëkuptimin mbi humanizmin dhe solidaritetin njerëzor, në suazat e kësaj ngjarjeje të trishtuese për gjithë pjesëtarët e bashkësisë hebraike, siç ishte depërtimi i 7144 hebrenjve më 11 mars 1944 nga monopoli i Shkupit për kampin famëkeq të Treblinkës.”Pikërisht ky është ai aspekti jo aq i njohur në publik, dhe pikërisht kjo është puna e rëndësishme që e bën Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, që të nxjerr në dritë njerëzoren dhe solidaritetin ndërmjet njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike, fetare, kulturore, në fakt ndërmjet popujve në botë, sepse ajo që na bashkon të gjithë dhe që është e përbashkët për të gjithë është se të gjithë jemi qenie njerëzore me ndjenja dhe dëshira të njëjta për një jetë të lumtur, në paqe dhe mirëqenie, për fëmijët tonë, për familjarët dhe për gjithë njerëzimin. Shpresoj se numrat që në këtë libër portretizojnë njerëz të vërtetë, rrëfime konkrete me emra dhe mbiemra, do të jenë leksion se nuk bëhet fjalë vetëm për numra të thatë, bëhet fjalë për qenie njerëzore që e kanë përjetuar tmerrin e Holokaustit. Le të jetë ky leksion për të gjithë, le të jetë përkujtues për të gjithë që mos përsëritet kurrë, që jeta e njeriut të jetë mbi të gjitha, edhe pse lajmet e hidhura të përditshme nuk e dëshmojnë këtë”, nënvizoi Xhaferi.
HISTORIOGRAFIA ËSHTË MË E PASUR PËR NJË BOTIM TË RËNDËSISHËM
Ndërkaq mbi rëndësinë përmbajtësore të librit kanë folur edhe recenzentët. Igor Jurukov, librin “Legjislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare”, e konsideron vepër epokale, sepse lexuesit dhe hulumtuesve u mundëson që dokumentet t’i shohin dhe studiojnë në formë autentike, kurse vrojtimet e autorëve janë të detajuara për gjendjen sociale, të drejtat e hebrenjve dhe shfarosjen e tyre.
Edhe recensentja tjetër, Maja Susha, duke folur për depërtimin e hebrenjve do të thotë se kjo do të ishte e pamundur po të mos ishte korniza ligjore që solli Mbretëria Bullgare dhe se në librat shkollorë tash e tutje do të duhej të përfshihen përmbajtje nga ky botim.
Rrecensenti i tretë, Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për Zabtimin e Gjuhës, tha se historiografia është më e pasur për një botim të rëndësishëm, dhe vetë përmbajtja e tij si një mësim për të mos u përsëritur më.
FAMILJA E SARA AORESTI ISHTE SHPËTUAR NGA SHQIPTARËT
Pjesa më atraktive e promovimit të librit “Legjislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare” ishte pjesëmarrja e Sara Aoresti, e ardhur nga SHBA, e cila rrjedh nga një familje hebreje nga Manastiri, gjyshja e së cilës ende është gjallë dhe jeton në Boston, në moshë të shtyrë 103 vjeçare. Ajo kishte shpëtuar falë strehimit te familjet shqiptare. Me këtë rast ajo shpjegoi se vinte nga një familje hebreje Safartike dhe për këtë ndjehet shumë krenare. “Para shume viteve ne kemi ardhur nga Spanja dhe përgjatë inkuizicionit, kur hebrenjtë nuk lejoheshin që të qendronin në Spanje, familja ime u shprengul në Lindje, drejt Ballkanit dhe u vendos në Bitola, i cili atëherë ishte pjesë e Perandorise Osamen dhe njihej si Manasitr. Prandaj per qindra vjet familja ime ka qendruar ne Manastir dhe gjyshi im ka lindur atje dhe unë jam rritur me historitë që gjyshi me ka treguar per vendlindjen e tij te bukur. Ai u shpërngul për në Amerikë gjatë Luftërave Ballkanike prandaj unë jam rritur ne Amerikë”, tha Sara Aoresti. Ajo tregoi se kjo është hera e tretë që vjen në Maqedoni. Sipas saj gjëja më interesante që gjen këtu është respekti dhe nderimi per historinë e hebrenjve. “Takoj shume njerëz qe janë te interesuar për hisotrinë e hebrenjve qe nuk jetojne më këtu. Edhe pse ketu ka disa qindra hebrenjë qe jetojnë në Maqedoni, megjithatë ende ka shumë interes per historin e tyre. Kjo më prek zemren”, nënvizoi ajo. Promovimin e librit “Legjislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare” e përshëndetën përmes vide-mesazhit ambasadori i Izraelit Dan Oruan dhe Rachel Levy, një pasardhëse e një familjeje hebreje, poashtu që ka gjetur strehim në Shqipëri. (koha.mk)