Libri kthehet në bibliotekë pas 84 vitesh

Një burrë nga Luiziana i ka shpëtuar një gjobe të madhe pasi në bibliotekë e ka kthyer librin i cili ishte marrë nga biblioteka 84 vite më parë.

“Më mirë të kthehet vonë se kurrë, apo jo? Patëm një rast një burrë ta kthejë librin në bibliotekën tonë pasi nëna e tij e kishte huazuar në vitin 1934 kur kishte qenë 11 vjeçe”, thonë nga biblioteka Memorial në Luiziana.

Bëhet fjalë për librin “Spoon River Anthology” të autorit Edgar Li Masters.

“Njeriu e kishte pastruar shtëpinë e prindërve dhe e kishte gjetur librin të cilin më vonë ka vendosur ta kthente. Ai u kishte thënë se të njëjtën gjë do ta bënte edhe nëna e tij”, theksoi Xheki Morales, zëvendësdrejtor i bibliotekës.

Libri është dashur të kthehet që më 14 prill të vitit 1934.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com