I dizajnuar që të jetë po aq ekskluziv sa një automjet i Maranellos, një libër i ri retrospektiv mbi Ferrarin i punuar nga “Taschen” do të jetë i limituar në vetëm 1,947 kopje, duke përkujtuar vitin 1947 të themelimit të Ferrarit dhe do të kushtojë 30,000 dollarë, shkruan CNN.
Për këtë çmim, koleksionistët mund të aspirojnë të marrin vetëm një prej 250 modelet artistike, të cilat shoqërohen me një skulpturë prej çeliku dhe kromi që është një mbajtëse libri dhe një kopje të librit të mbyllur në një kuti prej alumini, të dyja të dizajnuara nga Marc Newson.
Të dyja bashkë, kutia dhe mbajtësja e librit përbëjnë një kopje të formës së motorit prej 12 cilindrash të Ferrarit.
Ndërsa 1,697 kopjet e tjera do të shiten për 6,000 dollarë secila dhe do të ofrohen vetëm me kutinë e aluminit. Të gjitha kopjet janë të nënshkruara nga Piero Ferrari, zëvendëspresident i kompanisë dhe djali i vetëm ende gjallë i Enzo Ferrarit.
Këto kopje mbajnë gjithashtu edhe nënshkrimin e John Elkannit, presidenti aktual i Ferrarit dhe të Sergio Marchionnes, që ishte presidenti i përgjithshëm i Ferrarit dhe kompanisë partnere Fiat-Chrysler, para se të vdiste javën e kaluar.
Ky libër me titullin “Ferrari”, do të botohet në tetor.