Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare edhe njëherë dështoi për të marr çmimin Nobel për Letërsi, kjo pasi iu dha Peter Handke, që me vite ka përkrahur regjimin e Milloshevicit, shkruan Gazeta Metro.
Gjithsesi Kadare për shqiptarët e shumë miliona lexues nga bota mbetet i preferuar me librat e tij, duke qenë të përkthyera në 45 gjuhë të botës.
6 fakte për Kadarenë:
1. Eksiston një fondacion në Francë me emrin “Mapo”, që jep çmimin “Kadare” për letërsi.
2. Më 30 maj 2016, presidenti francez François Hollande i ndau Kadaresë titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, titull që jepet vetëm për figurat e shquara botërore.
3. Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me cmimin Lerici Pea . Dhënia e cmimit Lerici Pea 2010 nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve i janë mohuar liritë themelore.
4. Romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”e bëri të njohur atë në botë.
5. Kadare ka shënuar një numër rekord të përkthimeve me veprat e tij, në mbi 45 gjuhë të huaja.
6. Kadare ka jetuar në një pallat me shkrimtarin Dritëro Agolli në Tiranë, në Pallatin e Shkrimtarëve.
Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova.