Shkup, 20 shkurt – Sonte në hapësirat e Librarisë së Çarshisë fillon festivali me titull “Shkupi Up Fest”, i cili organizohet për herë të parë në trevat shqiptare. Festivali do të mbahet për tre natë me radhë dhe do të ketë aktivitete dhe shfaqje të ndryshme. Organizatorët e këtij festivali presin shumë nga kjo iniciativë dhe shpresojnë që ky festival do të arrijë të bëhet tradicional.
Organizatori i festivalit të komedisë “Stand up” i titulluar “Shkupi up fest” Besfort Dulatahu për MEDIAL.mk tha se qëllimi i këtij festivali është t’i japim Shkupit një frymë të re, “një komedi që Shkupi të frymëzojë pakë më ndryshe, të hyjë në ato rrugët e Evropës që të jetë pjesë e integrimeve kulturore në çdo aspekt”.
Në këtë festival do të ketë aktorë nga Shqipëria, Kosova dhe nga Maqedonia por edhe nga Presheva. Sonte në natën e parë do të jenë aktorët tanë nga Kosova, Ernest Zyberi, Kushtrim Qerimi dhe Avni Shkodra. Natën e dytë e kemi Alion Qaqin, Burhan Amitin dhe Mentor Shukën nga Kosova, derisa natën e tretë Kemi Rumill Zarën, Gent Azizin dhe Julian Dedën si mysafirin tonë. Besojmë fuqimisht që do ta vazhdojmë, ku mendojmë të bëhet festival tradicional, ka nënvizuar Dulatahu./medial/