William Nicholson njëherë ka thënë: “Lexojmë që të dime se nuk jemi të vetëm.”
Kjo fjali, që me lexim lidhemi me të tërë botën dhe ndjehemi më pak të izoluar, mund të jetë më shumë se një mendim poetik.
Doktorët për pacientet e tyre të cilët vuajnë nga depresioni filluan ti japin libra, me shpresë se leximi do t’iu ndihmon të gjejnë lidhje.
Nëse mjeku juaj familiar ju diagnostikon depresion “të lehtë ose mesatar” një nga opsionet është të shkruhet titull i librit në reçetën ashtu që reçeta ju dërgon në bibliotekë a jo në farmasi, ku mundeni të merrni libra siç janë “Mind over mood”,, “Overcoming Depression”, “The feeling good handbook.”
Ky lloj i mjekimit i quajtur “biblioterapi” nuk është një ide e re. Kjo fjalë është shpikuar në vitin 1916 nga prifti Samuel Kroters. Në vitin 1966 shoqata Amerikane Librare filloj të flas për biblioterapi. Sot, ato e përcaktojnë fjalën si më poshtë:
Përdorimi i librit të zgjedhur bazuar në permbajtjen e programit të leximit për ta lehtësuar shërimin e pacienteve të cilat vijnë nga sëmundje mendore ose çrregullim emocinal. Procesi përmban tre faza: identifikim personal i lexuesit, pasqyrim në katarsisit psikologjik që udhëheq në njohtim racional në lidhje me rëndësinë e zgjidhjes së propozuar në tekstin.
Në shumë raste biblioterapija përdoret edhe për fëmijët që kanë vështirësi.