Jerusalem, 20 dhjetor – Ish ministri izraelit i Mbrojtjes Avigdor Liberman paralajmëroi se vendimi i presidentit amerikan Donald Tramp për tërheqjen e ushtarëve të saj nga Siria mund të sjellë deri në luftë.
Sipas tij, mund të vijë deri në luftë midis Izraelit dhe forcave të cilat i mbështesin forcat iraniane në kufirin verior izraelit.
Trampi dje paralajmëroi se ushtarët amerikanë e lëshojnë Sirinë sepse xhihadistët e Shtetit islamik janë mposhtur.
“Tërheqja e SHBA-së nga Siria në mënyrë të konsiderueshme i rrit shanset për përplasje të plotë në pjesën veriore edhe në Liban edhe në Siri” theksoi Liberman, duke vlerësuar se tërheqja amerikane do ta nxisë moralin e presidenti sirian Bashar al Asad, Iranin dhe organizatën ekstremiste libaneze Hezbollah, të cilët luftojnë në anën e Asadit në luftën civile në Siri.
Liberman dha dorëheqje muajin e kaluar për shkak të përgjigjes “së butë” të Izraelit në dhunën në Rripin e Gazës, ndërsa konsideron se vendimi i SHBA-së mund të sjellë deri në ndryshim të madh strategjik në rajon, gjegjësisht ndërlidhje territoreve shiite midis Iranit, Irakut dhe Sirisë.