LIBÉRATION (1946): Gjon Mili sipas Jean-Paul Sartre (FOTO)

“Libération” ka botuar, të premten e 11 tetorit 1946, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ekspozitën e Gjon Milit asokohe në Paris, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar

Në Galerie du Bac, Jean-Paul Sartre e prezanton Gjon Millin me këto fjalë: “Ai ka kokën e një antengrënësi, një hundë që do të nuhasë botën shumë përpara tij, për të besuar se ai do ta zhysë papritur në një fole milingonash”.

Është e padiskutueshme që Mili, artist nga Nju Jorku, dëshmon se fotografia mund të jetë një art i madh. Duke montuar figura kërcimtarësh, duke treguar një vajzë të vogël duke kërcyer me litar në disa aspekte (foton e së cilës lexuesit tanë e patën ekskluzive), ai dëshmon se sa e madhe është dhuntia e tij për analizën plastike.

Advertisements

Pasi ka fotografuar të gjithë anëtarët e Konferencës së San Franciskos, ja ku është në Paris. Gjithçka e intereson. A nuk e ka shprehur tashmë sharmin e rrënuar të oborrit ngjitur me studion e skulpturës së Zadkine?

– Do të doja të jetoja në Paris katër muaj në vit, na thotë Gjon Mili. Por si mund të gjesh një strehë këtu?