Liberalizimi i tregut postar do të shtyhet për një vit, mirëpo drejtoresha Avramovska theksoi se kjo datë nuk duhet të shtyhet. Komisioni Evropian gjithashtu ka bërë thirrje për heqjen e monopolit të Postës në raportet e përparimit të vendit
Remzije BILALLI
Shkup, 13 janar – Posta e RMV ka sistem i cili pamundëson dhe ngadalëson procesin e gjatë dhe të shtrenjtë të riorganizimit në drejtim e përmirësimit të punës, menaxhim adekuat të konkurrencës, adaptim më të lehtë për të punuar në përputhje me të gjitha rregullat për sipërmarrje si dhe punë të ekonomisë të tregut të lirë. Me këtë arsyetim, Qeveria përsëri rekomandoi vonesën e pestë të liberalizimit të tregut postar me çka Posta e RMV do të vazhdojë të ruajë ekskluzivitetin në çmimin e shërbimeve postare të rezervuara që përfshijnë marrjen, transferimin dhe dërgimin e dërgesave të korrespondencës (letra dhe kartolina) dhe dërgesave direkte të postave deri i në 50 gram. Operatorët postarë privatë gjithashtu kanë të drejtë të kryejnë shërbimin postar të rezervuar, por me një çmim të paktën dy herë e gjysmë më të lartë se çmimi e ofruesve të shërbimeve universale, mbajtës të lejeve individuale që sigurojnë dërgesat nga zonat e rezervuara, kështu shpjegoi edhe drejtoresha e organit rregullator – Agjencia Postare, Biljana Avramovska Gjorevska për gazetën KOHA.
Avramovska theksoi se liberalizimi i tregut zhvillohet në disa etape dhe deri më tani kemi shtytje për pesë herë radhazi. “Afati kohor i cili ishte i caktuar është prolonguar edhe për një vit. Liberalizimi do të thotë rritje të konkurrencës në treg si dhe nxitja që vjen nga përparimet teknologjike dhe çregjistrimi do të rezultojë në çmime më të volitshme për përdoruesit, e cila në tregun global postar do të jetë masë thelbësore me anë të së cilës përdoruesit e fundit nuk do të izolohen nga përfitimet në nivel global”, tha Avramovska.
Sipas Avramovskës për vite të tëra ata punojnë për përmirësimin e kushteve në këtë drejtim dhe siç potencoi ajo data e liberalizimit të tregut postar nuk duhet të ndryshoj dhe të shtyhet. “Nëse tregu do të liberalizohet apo jo kjo nuk varet nga ne, ne japim mendimin tonë mirëpo vendimi se a do të liberalizohet tregu apo jo vendos Qeveria dhe në fund ky vendim votohet nga deputetët në Kuvend”, tha Avramovska për gazetën KOHA. Komisioni Evropian gjithashtu ka kërkuar vazhdimisht heqjen e monopolit të Postës në raportet e progresit të shtetit. Avromovska shtoi se Komisioni Evropian deri më tani ka pasur vetëm dy vërejtje si heqjen e të drejtës ekskluzive apo liberalizimin e tregut dhe prezantimi i kontabilistit special që duhet ta bëjë ofruesi i shërbimit universal, por që shpreson se me kohë do të rregullohen.
NUMRI I LETRAVE DHE KARTOLINAT NË RËNIE, PAKETAT NË RRITJE
Përveç Postës së Maqedonisë Veriore, aktualisht ekzistojnë 40 ofrues të shërbimit postar të licencuara, me autorizim të përgjithshëm për ofrimin e shërbimeve postare. Të dhënat e fundit nga AP tregojnë se në vend ka 18,7 dërgesa për kokë banori. Për katër vite, në 2018 krahas 2014 ka rënie prej 10 milion dërgesave. Ndërkohë, ofruesit e postave private në këtë periudhë kanë një rënie prej 600 mijë dërgesa. Analiza tregon se numri i kartolinave dhe letrave është në rënie, ndërsa në rritje është numri i paketave. Në 2019 janë dërguar 33,357,187 letra dhe kartolina, 88.481 pako, 1.595.884 të shtypura, si dhe 68.940 dërgesa që ishin me postë direkte.
QYTETARËT PREFEROJNË ARTIKUJ POSTARË TË VLEFSHËM DHE REKOMANDIME
Analizat tregojnë se vëllimi i përgjithshëm i shërbimeve postare është në rritje të vazhdueshme dhe në vitin 2018 në krahasim me vitin 2014 u rrit me 44 për qind. Në 2018 kemi rritje të dërgesave për korrespodentët e tregut të lirë siç thonë edhe nga Agjencia e Postës, tregon për zhvillimin e tregut postar. Rritja e dërgesave të korrespondencës të shërbimeve postare të tregut të lirë është mbi 100 për qind në krahasim me 2017-ën. Përqindja më e lartë e dërgesave me korrespodencë kanë të bëjnë me vlerën dhe shërbimet e rekomanduara, gjë që tregon se përdoruesit më së shumti përdorin shërbime që u garantojnë humbje, dëme…Dominojnë dërgesat me vlerë më 49 për qind, e ndjekur nga shërbimet e rekomanduara me 27 për qind dhe shërbimet korrierë me 20 për qind. Vëllimi i paketave tek operatorët postarë privat në 2018, krahas me 2017. Të ardhurat e sektorit postar në vitin 2018 arritën në 1,878,067,347 denarë duke përbërë 0.3 për qind të BPV të përgjithshëm. Sa i përket vëllimit të përgjithshëm të dërgesave postare numri të paraqitura kryesisht i referohen artikujve të rekomanduar. Nga 31 ankesa të dërguar vitin e kaluar ka rritje për punën e shërbimeve postare, ku mbizotërojnë pakënaqësi në dërgesat me pagesë. (koha.mk)