LG G6 është smartphone i ri i shtëpisë koreanojugore, me karakteristika të përparuara që e bëjnë një nga konkurrentët më të rëndësishëm mes pajisjeve top të momentit në treg. I prezantuar në kongresin e fundit botëror të telefonëve në Barcelonë, është një smartphone me sistemin operativ Android Nougat, ka një ekran FullVision prej 5.7 polsh me një rezolucion prej 2880×1440 piksel mes më të përparuarve të momentit. Ka një memorie 32 GB dhe 4GB Ram, fotokamera të dyfishtë prej 13 MP ajo pas, dhe 5MP ajo para, por me kënd të gjerë. LG G6 është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.