Një hulumtim i realizuar në Britani të Madhe ka treguar se personat që lexojnë libra janë më “të suksesshëm” dhe më empatikë se sa ata që shikojnë televizor. Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, hulumtimi është realizuar me 123 pjesëmarrës në Universitetin Kingston të cilët janë pyetur për preferencat e tyre lidhur me leximin e librave dhe shikimin e televizorit. Pjesëmarrësit më pas janë testuar mbi aftësitë e tyre për të komunikuar, për të gjetur se sa ata u ndihmojnë apo marrin parasysh ndjenjat e të tjerëve. Testimet kanë treguar se personat që kalojnë kohën duke lexuar janë më të suksesshëm në marrëdhëniet me të tjerët dhe më empatikë, krahasuar me personat që nuk ndahen nga televizori. Hulumtuesit potencojnë se leximi i librave bën që njerëzit të fitojnë aftësi për t’i vështruar gjërat nga kënde të ndryshe dhe u ndihmon atyre t’i kuptojnë më mirë të tjerët. Siç thuhet, personat që parapëlqejnë leximin e librave para televizorit shfaqin sjellje pozitive sociale dhe kanë aftësi më të zhvilluar për të krijuar empati. Nga ana tjetër, personat që kalojnë kohën duke shikuar televizor nuk janë miqësorë dhe janë më pak empatikë ndaj mendimeve të të tjerëve.