Shkup, 20 nëntor – Me leximin e SMS mesazheve, nga komunikimi midis të akuzuarve, si provë materiale e PSP-së, në Gjykatën Penale filloi seanca gjyqësore për lëndën “Titanik”.
Gjykatësi Osman Shabani para fillimit të gjykimit e ka lexuar raportimin nga Kuvendi i RM-së se deputetit Nikolla Gruevski i është marrë imuniteti dhe paralajmëroi se gjykata do të procedurojë sipas kërkesës për arrestimin e të akuzuarit.
Në lëndën “Titanik” akuzohen ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjykohet në mungesë, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Kiril Bozhinovski, të cilët gjenden në paraburgim, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska si dhe Martin Protugjer, Biljana Brishkovska-Boshkovski, Ilija Dimovski, ish kryetari i komunës së Pustecit Edmond Temelko edhe disa të tjerë.
Nga SMS komunikimi midis Gordana Jankullovskës dhe Nikolla Gruevskit, mund të shihet se ata bisedojnë se në MPB ende nuk janë bërë pasaportat dhe nëse mundet të përshpejtohet procedura.
“Nga Goran Trajkovski. Ne nesër hymë në tre qytete, do të ishte mirë që të procedurojë edhe MPB-ja, këto janë informacionet nga terreni… – Robert Paunovski ka firmë Robi Prim dhe është familje me Lube dhe Stojko Paunovskin. Financieri kryesor i Lubes dhe bartës i listës tek gjashta. – Në plan është që të hymë në fshatin Falishe 33 “Bashkim” Çelopek dhe Simoprom-Saraçinë, nuk janë eksponuar, por e financojnë Luben”, i shkruan Jankullovska Gruevskit.
Jankullovska e njofton Gruevskin se policia rrugore po punon me kapacitet të plotë dhe po lëshon gjoba me nga 300 euro para zgjedhjeve, ndërsa nëse nuk është dakorduar që të procedurohet kështu kjo mund të praktikohet pas zgjedhjeve.
“Z. Gruevski ju lutem më ndihmoni për punësime në MPB, pres nga vitit 2006, ndërsa kam kaluar edhe në KK, por punësuan tjetër. Kryetari i KK-së Tanasko i ka dërguar dokumentet për mua” i ridërgon Gruevskit një mesazh Jankullovskën nga një farë Katerina B.
Folëm me Trajkon dhe Sashon, urime për Vllado Stojanovskin shtohet në një nga mesazhet.
“Gorde si janë planet tona për këtu?- Kryeministër në kontekst të bisedave tona për pranim në Entin e Kardiologjisë në Ohër janë parashikuar katër punësime të reja . – Unë të kërkova dy punësime, por për shkak të presionit të cilin e ke ti, le të punësohen tre kandidatë të VMRO-DPMNE-së dhe një prej nesh partia e të drejtës”, i ridërgon një mesazh Jankulloska Greuvskit nga dikush i partisë të Bojo Andreskit.