“Lewandowski te Barcelona? E pritshme! Bayern, zëvendësoje me Kane”

Robert Lewandowski e ka ndarë mendjen për t’u transferuar te Barcelona. Bomberi polak është pjesë e Bayern Munchen prej vitit 2014, teksa ka fituar çdo trofe me skuadrën bavareze.

33-vjeçari ka edhe një vit kontratë me klubin gjerman, drejtuesit nuk duan të privohen nga shërbimet e goleadorit më të mirë të historisë së Bundesligës, por Lewa nuk kërkon një aventurë të re në “Camp Nou”.

Ish-shoku i skuadrës, Jerome Boateng, i cili po luan në Ligue 1 me Lyonin prej verës së vitit të kaluar, nuk surprizohet nga insistimi i sulmuesit për t’u transferuar në Spanjë.

Advertisements

“Nuk jam befasuar nga dëshira e tij për t’u larguar. Mund të parashikohej një gjë e tillë. Për një lojtar si ai është normale të dëshirosh provosh diçka të re, në një moment të caktuar të karrierës.

Kështu ndodh me të gjithë. Mendoj se Lewa dhe Bayerni mund të gjejnë një marrëveshje që t’i japë fund fjalëve dhe thashethemeve. E vështirë, por ka kohë për të gjetur një zgjidhje më të mirë për të dy palët”.

Në fund një mendim në lidhje me pasuesin e Lewandowskit: “Personalisht do të përpiqesha të merrja Harry Kane te Bayerni. Ky është mendimi im”, deklaroi ish-mbrojtësi i kombëtares gjermane.