Interi është duke e përgatitur një ofertë për Bayern Munichun, pasi që italianët e konsiderojnë sulmuesin Robert Lewandowskin si zëvendësues të përsosur për argjentinasin Mauro Icardin. Lewandowski e kryeson listën e lojtarëve që mund ta zëvendësojnë Icardin në Inter, sipas mediave italiane. Icardi pritet të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA.
Problemet rreth Icardit filluan të bëhen publike kur Interi ia mori shiritin e kapitenit dhe në vend të tij, kapiten u bë Samir Handanovic, më 13 janar. Icardi nuk ka pranuar të luajë për klubin zikaltër që nga atëherë.
Agjentja dhe bashkëshortja e Icardit, Wanda Nara, besohet se ka ndikuar që situata mes argjentinasit dhe klubit të tij të vijë deri në këtë fazë, pasi që ajo vazhdimisht kishte deklaruar se klubi nuk po ia plotëson kushtet bashkëshortit të saj për ta rinovuar kontratën.
Në vend të Icardit, Interi pritet ta sjellë qendërsulmuesin polak, Lewandowskin, i cili i ka shënuar 22 gola në 31 ndeshje të këtij sezoni me Bayernin