[adning id="476476"]

Lewandowski ndryshon planet e Juventusit në merkato

8

Një nga repartet më të kritikuar te Juventus-it është ai i sulmit. Katërshja e formuar nga Morata, Dybala, Kean dhe Kajo Jorge nuk është sigurisht i nivelit ndërkombëtar dhe drejtuesit e Juventus po punon për një sulmues të madh.

Një nga emrat më të përmendur në javët e kaluara për një transferim në Torino ka qenë ai i Gabriel Jesus.

Braziliani mund të sakrifikohet nga Manchester City për të arritur te një numër 9 i madh dhe bardhezinjtë janë gati të hidhen në sulm. Problemi i Juventus mund të jetë Bayern Munich.

Bavarezët, në fakt, mund të hidhen në sulm për Gabriel Jesus në rast të një largimit të Lewandowski-t. Në fund të sezonit mund të vijë lamtumira e sulmuesit polak dhe kampionët e Gjermanisë duket se e kanë përfshirë në listën e zëvendësuesve të mundshëm të Lewa-s.