Lewandowski kërcënon rekordin e CR7 në Champions

26

Robert Lewandowski po jeton një rini të dytë. Kundër Chelsea, në ndeshjen e dytë të 1/8 finale të Champions-it, ai u kthye për të zhvilluar një lojë me të vërtetë bindëse. Në fakt, me këtë gjë jemi mësuar gjatë gjithë këtij sezoni. Dy asiste dhe dy gola. Po kështu, polaku ka shënuar 13 gola në Champions për këtë edicion, është golashënuesi më i mirë i turnirit për momentin, duke iu afruar rekordit legjendar të Cristiano Ronaldos (17 gola), të vendosur më 2013-2014. Sulmuesi e bavarezëve e pa t’i ikte nga duart “Këpucën e Artë” të Evropës një javë më parë. Ishte Ciro Immobile, ai që ia rrëmbeu “in extremis”, me 36 golat e tij, dy më shumë se polaku.

Përkundër marrjes së gjithë njohjes ndërkombëtare nga italiani, ky çmim është pak “mashtrues”. Lewandowski me 34 golat e tij në 31 ndeshje ka shënuar mesatarisht më shumë se bomberi i Lazio. 1.09 gola për ndeshje e polakut kundër 0.97 gola për ndeshje të Immobile e tregon qartë këtë. Duhet të theksohet se Serie A ka 20 ekipe ndërsa Bundesliga 18. Pra, kampionati ku luan 31-vjeçari ka katër ndeshje më pak.

Sulmuesi i skuadrës bavareze po regjistron të dhëna edhe më të mira në Ligën e Kampionëve. Për secilën nga ndeshjet (7), që Robert ka luajtur në këtë turne, ai regjistron 1.85 gola për ndeshje. Diçka spektakolare, sepse konkurrenca është ende në çerekfinale. Është e vërtetë që për shkak të situatës shëndetësore, kjo Ligë e Kampionëve nuk është normale. Nëse do të ishte normale, polaku do të kishte akoma pesë ndeshje hipotetike (2 në çerekfinale, 2 në gjysmëfinale dhe 1 në finale) për t’u barazuar me yllin portugez. Por, për shkak të Covid-19, “Final Eight” e Champions-it do të luhet me ndeshje teke, te vetme (jo vajtje-kthim), duke i minimizuar shanset e Lewandowskit. Nëse e ekstrapolojmë situatën, në vitin 2014, Cristiano Ronaldo me tri ndeshje për t’i luajtur (dy kundër Bayernit dhe finalja kundër Atlético Madrid), shtoi edhe më shumë gola (14). E qartë është se “9” e kampionëve gjermanë do të jetë “Këpuca e Artë” e këtij edicioni dhe kompeticioni, pasi ndjekësit e tij janë: Haaland me 10 gola, i eliminuar; Depay me 6 gola dhe Grabriel Jesús me 6 gola. Pra, shumë larg figurës spektakolare të sulmuesit polak 31-vjeçar.

Tre të parët e golashënuesve më të mirë të Champions-it janë monopolizuar nga tri versione të Cristiano Ronaldos: 17 gola në 2013-2014, 16 gola në 2015-2016 dhe 15 gola në 2017-2018. Robert aktualisht është në vendin e pestë të kësaj renditjeje, i tejkaluar edhe nga Leo Messi, që në sezonin 2011-2012 shënoi 14 gola. Polaku i Bayernit shikon përpara, me shpresën se do t’i bashkohet podiumit. Por, a do ta thyejë rekordin e CR7? Të presin e të shohim, hipotetikisht ka edhe tri ndeshje në dispozicion, nëse nuk eliminohet deri në finale.

Comments are closed.