Robert Lewandowski nuk e ka ndërmend të largohet nga Bayern Munchen, pasi në parim ka pranuar ofertën e re nga klubi bavarez. Kontrata e tij do të nënshkruhet shumë shpejt dhe pa dyshim se do bëhet njëri ndër 5-6 futbollistët më të paguar në botë. Sipas lajmeve që vijnë nga Gjermania, sulmuesi polak do ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2021, edhe dy vite më shumë sesa e ka kontratën aktuale dhe në këto dy vite ai do të përfitojë nga 15 milionë euro në stinor, aq sa fiton edhe bashkëoljtari i tij Thomas Muller. Këtu tregon seriozitetin dhe pasurinë që ka gjiganti i madh gjerman dhe evropian Bayern Munchen.