Athinë, 13 dhjetor – Përmes një njoftimi, lëvizja PRATO e ish ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, reagoi dhe kërkon nga Aleksis Cipras që të shprehë mospajtim me ministrin e Mbrojtjes Panos Kamenos për deklaratën në Parlamentin grek për “marrëveshje nën tavolinë të Koxiasit dhe Zaevit”, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“I bëj thirrje ministrit të Punëve të Jashtme dhe kryeministrit Aleksis Cipras, menjëherë dhe publikisht të shprehin mospajtueshmëri me kryetarin e Grekëve të Pavarur për shpifjet në Parlamentin grek për “ekzistimin e mundshme të një marrëveshje të fshehtë Koxias-Zaev””, njoftojnë nga PRATO.
Reagimi nga lëvizja e Koxiasit vjen pas deklaratës së partnerit të koalicionit në Qeverinë greke, ministrit të Mbrojtjes dhe liderit të Grekëve të Pavarur i cili, siç publikoi MIA dje, nga foltorja e Kuvendit tha se “Marrëveshja e Prespës është e vdekur sepse Zaevi dhe deklaratat e tij në vazhdimësi, e mohojnë vetë marrëveshjen”.
“Vetëm nëse nuk është bërë një marrëveshje tjetër, nën tavolinë me Kixiasin. Kjo duhet të thuhet publikisht. Por ne nuk kemi dijeni për një marrëveshje të tillë”, tha Kamenos duke folur nga Parlamenti.