Shkup, 31 janar – Lëvizja për ajër të pastër nesër në orën 12.05 para derës së deponisë “Drislla” do të mbajë bllokadë prej 15 minutave, njofton Koha.
Sipas tyre “Drislla” potencialisht është emetues më i madh i dioksidit dhe të furanëve. Kërkojnë të ndryshohet Rregullorja për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese, duke e harmonizuar me normat e BE-së (dioksid, formadehidë, firanë).
Lëvizja për ajër të pastër informon se japin afat prej 15 ditëve për përmbushjen e kërkesave të tyre. Në rast të mospërmbushjes së kërkesave, paralajmërojnë bllokim të Qytetit të Shkupit dhe parashtrim të padisë. (koha.mk)