Shkup, 10 prill – Vendet anëtare të CEFTAS përmes të ashtuquajturave “koridore të gjelbërta” duhet të sigurojnë 24 orë punë në vendkalimet kufitare për import dhe ekport të mallrave. Do të sigurohet edhe listë e përbashkët e mallrave, ku prioritet do të kenë produktet e freskëta bujqësore, barërat dhe paisjet mjeksore thotë drejtori I doganave Gjoko Tanasoski. Gjatë orës policore është e lejuar lëvizja e mallrave tranzit gjatë eksportit dhe importit.
“Në suaza të kryesisë së RMV-së me nënkomitetin e doganave dhe prejardhes së mallrave në suaza të CEFTAS ngritëm iniciativë për vendosjen e të ashtuquajturave “koridore të gjelbra” ku të gjitha vendet antare të CEFTAS jane të obliguara të sigurojnë 24 orë punë në vendkalimet kufitare për eksport dhe inport të mallrave në suaza të rajonit të CEFTAS si dhe të vendkalimeve kufitare kyçe me BË-në.”- tha Gjoko Tanasoski, drejtor i Doganave të Maqedonisë së Veriut.
Për t’i lehtësuar procedurat doganore, qeveria i ka anuluar detyrimet doganore për importin e paisjeve mjeksore ndërsa tek inporti i mishit të ngrirë i ka vazhduar lejet. E mundur është edhe shtyrja e pagesës së detyrimeve doganore përderi sa është gjendja e jashtëzakonshme.
“Drejtoria e doganave sipas detyrës zyrtare e ka vazhduar afatin e vlerjes për të gjitha miratimet për procedura më të thejshta doganore deri më 30.09.2020 miratime të cilave do tu skadonte afati më 31 maj të këti viti. Me kërkesë të operatorit ekonomik, organi doganor mundet të miratojë shtyerje të pagesës së detyrimeve doganore që duhet ti paguajë personi i prekur, për mall të deklaruar, për procedurë doganore e cila përfshin obligim për pages së detyrimeve doganore.”- tha Gjoko Tanasoski.
Në muajin mars doganat kanë shënuar rënie të pagesë së akcizës dhe të TVSH-së importit për 10% në krahasim me vitin e kaluar, por është shënuar rritje e eksportit të pemëve dhe perimeve nga janari deri mars për 210 milion euro. Sasia e përgjithshme e mallrave të eksportuar për këta tre muaj është 702 mijë e 650 tonë. Eksporti në periudhën janar 1.41 milardë euro. (koha.mk)